Rregullat në fotografi, dhe si t'i thyeni ato  

Gjithmonë kam ëndërruar për një botë ku rregullat të mos përcaktoheshin nga një grup i vogël njerëzish, që i detyron gjithë të tjerët t'i ndjekin. Në fakt, bota ime ideale do ishte një botë ku ...
... dhe ndërsa unë flas për botën time ideale, esenca e kësaj hyrjeje filozofike është që kjo botë ndodhet në dorën tuaj, kur ju fotografoni. Por ju e dini që unë këtu do e sillja bisedën apo jo, lol.

Bota mund të ishte akoma më e bukur, por jo prej njerëzve që e shëmtojnë atë, por prej njerëzve që nuk zotërojnë artin e thyerjes të rregullave që vendosin të tjerët.

by Albert Einstein (me disa ndryshime jo shumë thelbësore, lol)

Po fillojmë menjëhere me disa sugjerime:

Rregulla, rregulla ... rregulla

Tek ajo bota ime ideale, në fakt rregullat ekzistojnë ...
por në fotografi ... rregulla!!! Disi e çuditshme apo jo. Fundja unë kam një aparat në dorë, dhe shpesh herë nje telefon. Do bëj foton që dua, si e dua, dhe do më pëlqejë patjetër. Dhe nëse dikush do guxojë të ma shajë foton, do i them shprehjen time të preferuar "Unë si artist, kam mënyrën time të fotografimit, kështu e shoh unë botën". Kam të drejtë sepse unë them që kam të drejtë!!!

... por në të vërtetë

... ka disa rregulla, jo si rregullat e zakonshme. Më tepër si përvojë jetësore e disa elementeve që për syrin tonë njerëzor bëjnë sens dhe duken bukur. Në, humanët, jemi ndërtuar në një mënyrë të tillë, që disa gjëra na duken estetike në një mënyrë të caktuar. Këtë nuk e mohojmë dot, dhe këto rregulla bazohen pikërisht këtu.

Unë (nuk) jam dakort me Rregullat

1. Crop fotografinë në një masë të tillë qe subjekti të ketë vëmendjen maksimale.
2. Mos prit kembët, duart, kokën e subjektit.
3. Ndiq rregullin e treshit, ku detajet kryesore të fotos ndodhen në linjat që e ndajnë foton në tre pjesë.
4. Përdor korniza natyrore në mjedisin rrethues për të kufizuar subjektin.
5. Ki parasysh vijat natyrore në sfond, format gjeometrike etj.
6. Fotografo subjektin me sfond jashte fokusit, për të mos tërhequr vëmendjen tek sfondi.
7. Krijo thellësi, duke përdorur elementë para dhe pas subjektit, për ti dhënë dimension dhe realizëm fotos.
Keto janë disa prej rregullave bazë, që mëson çdo fillestar në një kurs fotografie. (Secila nga pikat më lart është një temë më vete, dhe ndoshta në të ardhmen do i kemi më të zgjeruara këto tema). Sa përmendëm më lart, sigurisht që duhen mesuar, praktikuar, dhe duhet të jenë reflekse të gatshme për çdo fotograf të ri. Por me kalimin e kohës, dhe ndonjëherë edhe rastesisht, kuptojmë që thyerja e këtyre rregullave e bën fotografinë akoma më interesante në disa raste. Prsh vjen natyrshëm qe kur fotografon një person që e ka shikimin djathtas, personi vendoset në foto në mënyrë të tillë që të ketë më tepër hapësirë djathtas sesa majtas (mbrapa tij). Kjo i jep këtij personi pak hapesirë në shikimin e tij, dhe jep përshtypjen e një personi me vizion, që e ka shikimin e sigurt drejt të ardhmes, e një personi me vizion etj etj. E kunderta, nëse do ja "përplasnim" hundën mbas cepit të fotografisë, do i ngjante dikujt që ka mbetur i mbyllur diku, pa shpresë dhe pa rrugëdalje. Kjo do ishte ide shumë e keqe apo jo?...
... jo dhe aq e keqe nëse kjo është pikërisht ajo që doni te realizoni...

Previous PostPostimi i mëparshëm
Next PostPostimi tjetër
Lini një Koment