Si të fotografojmë librat

Shumë prej nesh e shijojnë kohën e lirë me një libër në dorë, dhe për disa libri është miku më i mirë. Sot doja të ndaja me të gjithe ju, disa sugjerime për të bërë fotot më të bukura me librin e zemrës.

Bota mund të ishte akoma më e bukur, por jo prej njerëzve që e shëmtojnë atë, por prej njerëzve që nuk e fotografojnë bukur atë.

by Albert Einstein (me disa ndryshime jo shumë thelbësore, lol)

Po fillojmë menjëhere me disa sugjerime:

1. Kurrë mos e fotografoni librin në dritë artificiale

Fotografia në ambiente të mbyllura dhe me dritë artificiale shpesh i ben faqet e librit te duken të verdha, kurse përdorimi i flash e bën foton shumë jo profesionale, duke errësuar sfondin mbrapa dhe duke i dhënë fotos një pamje jo realiste. Drita e diellit e bën librin të duket i bardhë dhe i pastër. Por kujdes nga drita e drejtpërdrejtë në aparat, që mund të shkaktojë reflektime të padëshiruara. Përdorni hijen e një objekti më mirë. Edhe nëse keni një aparat fotografik apo një celular modern, drita e diellit mbetet më e mira. Fundja libri është akoma aty, pret edhe të nesërmen kur dielli të shkëlqejë përsëri.

2. Këndi i fotografimit është shumë i rëndësishëm

Zakonisht fotot nga njëri kënd i librit do duken më bukur sesa fotot nga sipër. Provoni disa kënde të ndryshme, dhe disa foto simetrike me vijen e ndarjes të librit. Ndonjëherë është ide e mirë që disa libra të vendosen njëri mbi tjetrin me pak ndryshim në kendin e vendosjes, për t'i dhënë më shumë dimesion fotografisë.

3. Ambienti i fotografimit

Ndonjëherë në varësi të përmbajtjes të librit, e ndonjëherë në varësi të ngjyrës të kopertinës, duhet të zgjedhim me kujdes se ku do e fotografojmë. Prsh nëse kopertina ka ngjyrë dominante jeshile, mund të shkojë më mirë në një ambient natyre, dhe nëse libri ka përmbajtie shkencore mund të fotografohet në një ambient te tillë. Eshte ide e mirë të merret libri me vete kudo, sepse nuk i dihet ku dhe kur vjen një super ide për foto. (Kjo mund të ishte dhe fjalia e fundit në këtë blog për sot, lol). Nëse mendoni që çdo foto objektesh e bërë mbi një sipërfaqe druri është bërë vërtet mbi një siperfaqe të tillë, gaboheni sepse shpesh përdoret një mbulesë imitacion druri që mund të blihet për pak euro në faqe të ndryshme online.


4. Kompozimi

Libri duhet të jetë në qënder të vëmendjes. Nëse kopertina është e ngarkuar me ngjyra, zgjidhni një sfond më të thjeshtë, si dru apo mermer. Vëmendja nuk duhet të humbase tek sfondi, prandaj sfondi duhet të jetë sa me i thjeshtë. Kini kujdes që fotografia të jetë simetrike, dhe çdo gjë ta drejtojë syrin drejt subjektit. Fotografia duhet të jetë e plotësuar, pa hapesira boshe, por kujdes mos afroheni më tepër sesa duhet. Kini parasysh që fotot në social media janë të vogla, dhe libri duhet të duket qartë.

5. Objekte plotësuese

Ndonjëherë, libri i vetëm mund te duket si një imazh i zbrazët. Nuk është ide e keqe ta plotësojmë me disa objekte. Provoni bimë të vogla, qirinj, filxhanë kafeje, petale, jastëkë etj. Mund të bëheni kreativë pa limit. Akoma më bukur nësë libri fotografohet me objekte që përshkruhen në libër. Si gjithmonë çdo gjë ka limit, dhe kujdes mos e teproni, lol

6. Dhe nëse janë shumë ...

...apo më keq akoma, nëse janë pak rregulla në listën e mësipërme ... mos harroni rregullin kryesor në fotografi (sipas meje dmth). Dhe nëse nuk e keni lexuar, klikoni këtu, dhe nëse ju pëlqeu ky artikull, ju lutem bëjeni Share me miqtë tuaj. Lots of love :) .



Previous PostPostimi i mëparshëm
Next PostPostimi tjetër
Lini një Koment