Si të fotografojmë librat - Pjesa e dytë

Në vazhdim të postimit të mëparshëm Si të fotografojmë librat, mendova të ndaj me ju foton e një prej librave të mi më të dashur. Eshte një Bibël të cilën ma kanë dhuruar në vitin 1997, kush isha rreth 15 vjeç. Do duhej një shkrim shumë i gjatë për të folur për gjithë kujtimet që më vijnë në mendje kur mbaj atë libër, për vitet e çuditshme që po jetonim dhe për kujtimet nga grupi i Kishës ku merrja pjesë. Duke qenë bibla ime e parë, mendova që do shkonte bukur me aparatin tim të parë fotografik, nje Minolta SRT101 me film, që akoma bën super foto dhe është në gjendje pune të mirë. Së fundmi mendova që një hije në formë zemre, do shprehte më së miri gjithë dashurinë që kam për këto objekte.

Bota mund të ishte akoma më e bukur, por jo prej njerëzve që e shëmtojnë atë, por prej njerëzve që nuk i vlerësojne librat.

by Albert Einstein (me disa ndryshime jo shumë thelbësore, lol)

Foto me rezolucion te plotë: kliko këtu

1. Dicka rreth kesaj fotoje

Kjo fotografi është realizuar me Canon T5 dhe Lente 18-250mm, dhe drita që bie mbi libër është një miks midis dritës të diellit dhe një flash të jashtëm, për të theksuar më mirë hijen që krijon unaza mbi fletë.

Në fillim mendova do jetë diçka e lehtë për mua, diçka që mund ta mbaroj brenda disa minutash, por mbas gjysëm ore dhe 70 shkrepjesh, e pashë që nuk ishte kaq e lehtë...

Dhe më e bukura, përfundova në një foto pothuajse tjetër nga ajo që mendova në fillim, që sigurisht më pëlqeu më shumë. I kalova një filtër të shpejtë në LightRoom dhe çdo gjë dukej bukur.

2. Perfundimi

Nëse ky miniprojekt është diçka e bukur që do të donit ta provonit vetë, nuk duhet asgjë perveçse pak durim, një ditë e bukur me diell, një libër, një objekt personal shoqërues, dhe përsëri pak durim. Shpesh herë mjafton një telefon i mirë dhe mjedisi i duhur. Ose kur përton të dalësh jashtë, si unë sot ... përdor diçka më shumë. Por libri mbetet gjithmonë i bukur, dhe ju sfidoj ta provoni. Jam i sigurt që do mundeni të bëni foto më të bukur se e imja, dhe do më pëlqente shumë nëse do ma postonit realizimin tuaj.

Foto me rezolucion te plotë: kliko këtu

Dhe nëse po pyesni veten përse kam "shkeluar" disa nga udhezimet që ju dhashë ju për të bërë këtë foto, epo ... në fotografi është ky rregulli ketu ... dhe ju ftoj ta lexoni.

Comments (1)
Verjona Shuri
Postuar në 01 Nëntor 2020 Reply

Sepse fotografia eshte nje liber me vete ,nje ngjarje ,nje histori e cila pasqyrohet aq bukur brenda nje kornize. Bravo suksese per me tej👏👏

Enri
Postuar në 01 Nëntor 2020 Reply

Faleminderit Verjona Shuri per fjalet e tua gjithe pasion. Fotot e tua me pelqyen shume, dhe jam i sigurt qe bota jote e bukur qe ke brenda vetes shprehet shume natyrshem nepermjet artit, nepermjet fotografise.
Non fai solo una fotografia con una macchina fotografica. Tu metti nella fotografia tutte le immagini che hai visto, i libri che hai letto, la musica che hai sentito, e le persone che hai amato. (Ansel Adams)

Previous PostPostimi i mëparshëm
Next PostPostimi tjetër
Lini një Koment