• Fotografia
    Arti ne dorën tuaj
    Në fund të këtij kursi, ju do jeni në gjendje të realizoni një set fotografik profesional!
  • Studio pranë nesh
    Arti i Fotografisë
    Përdorimi i aparatit, pozimi, përdorimi i dritave, editimi në Photoshop dhe Lightroom
  • Kursi i duhur
    Për të ardhmen tuaj
    Për një karrierë në Fotografi, Editim, Design dhe Videografi
Rreth meje

enri

Diçka rreth meje.

Fotograf, Videograf, Designer dhe Editor prej vitit 2000 e në vazhdim.
Trajnues në fushën e Fotografisë dhe Informatikës.
Eksperiencë shumë vjeçare në drejtimin e biznesit në studio fotografike.

Lexo më shumë

Njihuni me Kurset

0

Persona të trajnuar

0

Orë trajnimi

0

Projekte reale

0

Vite eksperiencë

Kalendar Eventesh

Përse Fotografi?

Fotografia është një karrierë e shkëlqyer, motivuese dhe fitimprurëse.

Kurse të ideuara "From Zero To Hero". Çdo gjë e shpjeguar me shembuj konkrete. Do keni rastin të përdorni të njëjtat paisje që përdorin profesionistët në punën e përditshme. Çdo gjë nën kujdesin e një fotografi me eksperiencë shumë vjeçare në këtë drejtim.

Nëse dëshironi të bëheni profesionistë në këtë fushë, ose thjesht dëshironi të mësoni më shumë për hobby, fotografia nuk duhet t'ju intimidojë. Mund të mësoni shumicën e gjërave që dinë profesionistët në një kohë prej disa muajsh deri në një vit. Secili prej nesh mund të bëjë foto shumë të bukura. Ju garantoj!

Kjo varet nga vullneti juaj, dhe prirja që keni për të qëndruar përpara ekranit të kompjuterit në përgjithësi. Kam parë njerëz që kanë mësuar çdo gjë brenda disa javëve. Të tjerë u janë dashur disa vite. Por zakonisht mbas disa javeve do keni një kuptueshmëri dhe një bazë shumë të mirë mbi këtë program.

Kursi zhvillohet me aparatet tona të fotografisë, dhe gjithë aksesorët qe do shpjegohen në kurs, janë gjendje. Sigurisht është plus nëse keni aparatin tuaj profesional, për të zhvilluar idetë tuaja mbi fotografinë jashte orarit të kursit. Por këtë mund ta mendoni gjatë ose mbas kursit, nuk është domosdoshmëri.

Ka shumë opsione, por nëse jeni fillestar do ju rekomandoja të shikonit për aparate të përdorur dhe në gjendje të mirë. Më vonë, mund të mendoni blerjen e një aparati të ri, më modern. Është shume e rëndësishme të mos nxitoheni, sepse asnjëherë nuk mund ta dini nëse fotografia do ju shërbejë në të ardhmen tuaj aq sa mendoni, apo nëse fotografia është pikerisht ajo që deshironi të bëni gjithë jetën tuaj.
Ne kemi faqen tonë ku mund të shikoni disa lloje aparatesh fotografik. Të gjithë jane të testuar dhe me 3 muaj garanci. Gjeni çdo gjë që ju duhet për të nisur rrugëtimin tuaj drejt artit të fotografisë.
Për çdo blerje mbi 20.000 Lek te Camera Shop përfitoni 50% ulje te çmimet e kurseve.

Të rejat e fundit

Ka shumë menyra, dhe nuk ka menyrë të drejtë apo të gabuar. Pra varet nga ju! Por një aparat profesional në dorë, është sigurisht një shtysë e fuqishme për të mësuar dhe eksperimentuar. Ofrojmë kurse fotografie, video, Photoshop dhe Video Editing për fillestaret. Për të gjithë ata që blejnë një apo disa prej paisjeve të listuara, ka zbritje 20% - 50% të vlerës të kursit

Lexo të plotë

Fotografia i ngjan disi mësimit të një gjuhe të huaj. Duhet të mësosh fjalë të reja, duhet ti thuash në mënyren e duhur, por duhet të mësosh edhe si shkruhen. E njëta ndodh me fotografinë. Asnjë fotograf nuk është i kompletuar në artin e fotografimit nëse nuk është një editor i mirë, edhe sikur fotot e tij t'i editojë dikush tjetër. Njohuritë e mira në editim janë një plus i madh gjatë fotografimit.

Lexo të plotë

Shumë njerëz kanë provuar (shpesh herë me sukses) që të mësojnë në mënyrë autodidakte diçka të re. Qoftë ky një instrument muzikor, ose ndërtimi i raketave kozmike (Elon Musk është ky i fundit). Unë mendoj që çdo njeri, në një pikë të caktuar të jetës, duhet të mësojë diçka të re vetë. Qoftë leximi i manualit të tharëses të flokëve, apo si të mbyllësh një account në instagram. Por kur vjen puna tek mësimi i një profesioni të ri ... ndryshon puna.

Lexo të plotë

Kontaktoni! Ju Mirëpresim!

Mirëpresim pyetjet tuaja